0Ministria e energjetikës e Federatës Ruse krijoi shtabin operativ për koordinimin e punëve për rikonstruktimin e hidrocentralit Baksanskaja në Republikën e Kabardino-Ballkarisë, ku u krye një akt terrorist. Detyrë e shtabit është likuidimi i pasojave të aktit terrorist dhe monitorimi i situatës në këtë hidrocentral. Ndalimi i punës së hidrocentralit nuk çoi në kufizimin e përdorimit të energjisë eletrike në sistemin energjetik të republikës. Në mëngjes një grup i armatosur personash të panjohur depërtoi në mënyrë të dhunshme dhe vendosi 5 mekanizma shpërthyes në territorin e hidrocentralit. Katër prej tyre detonuan. Është ngritur çështje penale në lidhje me këtë fakt.