0Dhoma e Apelit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë anuloi pjesërisht vendimin për dhënien e pafajësisë ish Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt dhe kërkoi fillimin e procesit rigjykues ndaj tij. Në vitin 2008 njëri nga ish komandantët e UÇK-së mori pafajësinë e plotë nga Gjykata e Hagës për shkak të provave të pamjaftueshme. Siç theksoi Kryetari i Gjykatës Partik Robinson, procesi fillestar gjyqësor ndaj tij u shoqërua me frikësimin e dëshmitarëve dhe prandaj shumë prej tyre i tërhoqën deponimet e veta.