0Presidentja e Finlandës Tarja Kaarina Halonen është në dijeni të problemeve të familjeve të përziera ruso-finlandeze dhe do ti kushtojë atyre vëmendje, veçanërisht në atë aspekt që ka të bëjë me fëmijët. Për këtë ajo deklaroi në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Rusisë Dimitri Medvediev. Është shumë e rëndësishme, tha ajo, që në të dyja vendet të sillen ndaj këtij problemi pa diskriminim. Negociatat e dy liderëve u zhvilluan në rezidencën verore të Kryetares së shtetit finlandez, që ndodhet në bregdetin jugperëndimor të vendit. Tarja Halonen theksoi, se marrëdhëniet bazë midis Rusisë dhe Finlandës ndodhen në gjendje të shkëlqyeshme.