0Si të paktën 175 persona gjetën vdekjen nga i ftohti në një sërë vendesh të Amerikës së Jugut. Situata më e rëndë paraqitet në jug të Perusë, ku temperatura në rajonet e larta malore të Andeve bie deri në -23 gradë. Shkollat në Bolivi dhe Peru janë mbyllur deri në fund të javës. Në qytetet e mëdha po krijohen ugjentisht strehimore për të pastrehët. Shumë të vështirë e kanë në këto kushte njerëzit me të ardhura modeste, meqenëse ata jetojnë në shtëpi pa ngrohje.