Një grup zhytësisht suedezë, që merret me studimin e anijeve të mbytura në Detin Balltik, zbuloi 30 shishe shampanje të prodhuara që në shekullin e XVIII-të. Zhytësit mendojnë se kanë zbuluar fragmentet e anijes që po çonte ngarkesën në Shën Peterburg. Ky zbulim i adhuruesve të zhytjeve në thellësi është me të vërtet unikal, sepse kjo është shampanja më e vjetër në tokë, e cila është ruajtur për mrekulli dhe që nuk ka humbur për shumë e shumë viteve të kaluara në terrin e thellësive detare cilësitë e veta të shijes. Shampanja e gjetur i përket markës elitare të famshme në mbarë botën "Veuve Clicquot" ("Vejusha Kliko").

***

Monumenti i Aleksandër Pushkinit u inagurua në fshatin Olgopol të qarkut të Vinnickut, të cilit poeti i kushtoi vargjet e veta. Gjatë udhëtimit të tij për në Odesë, Pushkini, siç pohojnë me bindje të plotë banorët e fshatit Olgopol me popullsi prej 4 mijë vetash, kaloi nga fshati i tyre. Monumenti është derdhur në bakër. Poeti i madh në një dorë mban një rrotë, ndërsa me dorën tjetër shkartis letrat e bixhozit.

                                                                                                       ***

0 Shumë yje të lashtë në periferitë e Udhës së Qumështit, e cila quhet ndryshe dhe Kashta e Kumtrit, paraqesin në vetvete galaktika të tjera që janë përplasur me njëra-tjetër rreth 5 miliard vjet më parë. Sipas përfytyrimeve bashkëkohore, Udha e Qumështit u krijua si rezultat i përplasjes dhe shkrirjes së disa galaktikave jo të mëdha. Dëshmi të kësaj janë të ashtuquajturët yje "primitivë", që lindën në etapën më të hershme të ekzistencës së Universit. Këto lloj yjesh shkencëtarët i gjejnë në "periferitë" e Udhës së Qumështit, që nuk duket nga Toka. Hulumtimet e shkencëtarëve britanikë përkojnë plotësisht me teorinë e krijimit të Udhës së Qumështit dhe dukjen në të të yjeve të lashtë - "alienë" nga galaktikat e tjera.