0Prokuroria e Përgjithshme po verifikon sigurinë e objekteve energjetike në Kaukazin e Veriut pas shpërthimeve që ndodhën në hidrocentralin Baksanskaja . Hetimi i aktit terrorist në këtë hidrocentral u morr nën kontroll personal nga ana e Zv/prokurorit të përgjithshëm Ivan Sidoruk. Tani nga godina e hidrocentralit Baksanskaja po del një re tymi jo e dendur, zjarri u shua, por në vendin e ngjarjes vazhdojnë të punojnë zjarrëfikësit dhe bashkëpunëtorët e milicisë. Sot, herët në mëngjes, hidrocentrali Baksanskaja u sulmua nga persona të panjohur.