0Në Kili në moshën 94 vjeçare ndërroi jetë Luis Korvalan, ish Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kilit. Pas grushtit të shtetit të shtatorit të vitit 1973 Korvalan u arrestua dhe fillimisht u mbajt i izoluar vetëm në qeli, kurse më pas në kampet e përqendrimit të regjimit të Pinoçetit. Në vitin 1976 me propozimin e Andrei Saharovit udhëheqja e Bashkimit Sovjetik sanksionoi këmbimin e Luis Korvalanit me dissidentin Vladimir Bukovskij. Pas ardhjes në pushtet në Kili të regjimeve civile Korvalan, i cili në maj të vitit 1989 u largua nga posti i Sekretarit të përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, në tetor të po atij viti u kthye në Kili zyrtarisht.