0Numri i agjencive të huaja për birësime duhet shkurtuar medoemos, mendon Avokati i Popullit për Fëmijët në Rusi Pavell Astahov. Këtë deklaratë e bëri publike shërbimi i shtypit i tij përpara raundit të radhës të negociatave në lidhje me përfundimin e marrëveshjes dypalëshe për birësimin midis Rusisë dhe SHBA. Ky dokument do të rregullojë ushtrimin e kontrollit ndaj jetës së fëmijëve rusë të birësuar nga qytetarët amerikanë. Astahov theksoi, se është e nevojshme të përfundohen marrëveshje të tilla jo vetëm me SHBA, por edhe me Francën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Spanjën dhe me vende të tjera që birësojnë aktivisht fëmijët rusë.