0Në hidrocentralin Baksanskaja detonuan 4 mekanizma shpërthyes, edhe një bombë tjetër u çdëmtua nga xhenierët, i njoftoi Agjencisë RIA Lajmet përfaqësuesi i drejtorisë hetimore të Komitetit Hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Federatës Ruse për Republikën e Kabardino-Ballkarisë. "Sipas të dhënave paraprake, 4 mekanizma shpërthyes detonuan në sallën e turbinave të hidrocentralit. Edhe një bombë tjetër u çdëmtua nga xhenierët", - i tha bashkëbiseduesi Agjencisë. Ai komfirmoi, se sulmuesit vranë dy bashkëpunëtorë të Departamentit të sigurisë private dhe rrahën për vdekje dy punonjës të hidrocentralit.