0Bashkëpunëtorët e konsullatës ruse u lejuan të marrin takim me pilotin rus Konstantin Jaroshenko. Ai u arrestua në fund të majit në Liberi nga shërbimet speciale amerikane në lidhje me dyshimin për transportim kokaine, ndërsa më pas u nis nga ato për në SHBA. Më parë Ambasada e Rusisë në Uashington dërgoi një notë proteste në Departamentin amerikan të shtetit duke vënë theksin në të në palejueshmërinë e mos informimit në kohë të Moskës në lidhje me ndalimin e pilotit rus. Bashkë me Jaroshenkon u ndaluan në Liberi, kurse më pas u ekstraduan për në SHBA, edhe 4 persona të tjerë.