0SHBA po vendosin sanksione të reja kundër RPD të Koresë, deklaroi Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton në konferencën për shtyp mbajtur në Seul. Sipas fjalëve të saj, këto sanksione do të përfshijnë operacionet e RPD të Koresë që kanë të bëjnë me shit-blerjen e armëve. Ato parashikojnë gjithashtu edhe ngrirjen e llogarive bankare të personave privatë. Clinton dhe Ministri i mbrojtjes i SHBA Robert Michael Gates në mbledhjen e zhvilluar me homologët e tyre nga Korea e Jugut e paralajmëruan Phenianin (Pyongyang) mbi pasojat serioze që do të ketë në rast të ndërmarrjes së akteve të reja agresive ndaj Koresë së Jugut, të ngjashme me sulmin mbi aijen ushtarake "Çhonan" ("Cheonan").