Shkarko audiofailin

Dy nga tre hidrogjeneratorët e hidrocentralit Baksanskaja, që është ngritur mbi lumin Baksan në Republikën verikaukaziane të Kabardino-Ballkarisë, janë dëmtuar si rezultat i shpërthimeve që ndodhën në sallën e turbinave. Dy roje u vranë, disa bashkëpunëtorë të tjerë janë shtruar në spital. Herët në mëngjesin e së mërkurës në hidrocentralin Baksanskaja u dynd me dhunë një bandë kriminelësh të armatosur. Pasi vranë dy rojet terroristët depërtuan në sallën e turbinave dhe vendosën atje disa mekanizma shpërthyes. Pas kësaj në hidrocentralin Baksanskaja ushtoi një seri e tërë shpërthimesh, ra zjarr. Por personeli arriti të bllokojë rrjedhjen e ujit dhe të parandalojë në këtë mënyrë përmbytjen e hidrocentralit. Ja se ç'njoftoi për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Shefi i shërbimit të shtypit të Qendrës rajonale Jugore të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë Oleg Grekov: "Zjarri shpërtheu në sallën e turbinave rreth orës 5 të mëngjesit. Dolën jashtë përdorimit dy agregate me kapacitet të përgjithshëm 16 megawatt. Agregati i tretë për fat i shpëtoi dëmtimit. Ndërprerje të dhënies së energjisë elektrike për konsumatorët nuk pati. Vetëm pasi përfunduan punimet xheniero-inxhinierike u lejuan t'ia hyjnë punës për shuarjen e zjarrit forcat e MSJ. Në momentet aktuale zjarri është lokalizuar. Rrezik kërcënues për popullsinë dhe territoret përreth nuk ka", tha Oleg Grekov. Veprimet e koordinuara të personelit, zjarrëfikësve, shpëtuesve janë rezultat i aktiviteteve të përpunuara që më parë për parandalimin e akteve terroriste dhe likuidimin e pasojave të tyre në objektet hidroteknike. Ky nuk është rasti i parë kur terroristët zgjedhin si shënjestër hidrocentralin. Në vitin 2001 shërbimet speciale ruse arritën të parandalojnë shpërthimin në hidrocentralin Vollzhskij në qarkun e Vollgogradit. Në vitin 2006 u përgatitën diversione në hidrocentralet e qarkut të Rostovit, Saratovit dhe në Dagestan. Falë bashkëpunëtorëve të Shërbimit Federal të Sigurimit rreziku kërcënues u arrit të likuidohet, u përforcua mbrojtja e hidrocentraleve ruse, kurse me vetë punonjësit e hidrocentraleve janë zhvilluar më se njëherë stërvitje antiterroriste. Por duhet pranuar, se, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e autoriteteve dhe shërbimeve speciale, rreziku kërcënues i akteve terroriste vazhdon të ruhet ende. Sepse terroristët nuk aspak janë luftëtarë të lirisë dhe të parashikohet se ku do të drejtohet goditja e radhës e tyre është jashtëzakonisht e vështirë, thekson specialisti për problemet e terrorizmit, eksperti i Institutit të Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Rusisë Igor Hohllov: "Akti terrorist është instrument universal. Ai nuk është ideologji, as filozofi, por metodë. Përsa i përket situatës me shpërthimet në hidroentralin Baksanskaja  në Kaukazin e Veriut, duhet thënë, se është plotësisht e mundur që këto ngjarje të jenë hallka të rrjetit terrorist ndërkombëtar "Al-Qaida", i cili këto kohët  e fundit e ka aktivizuar ndjeshëm veprimtarinë e vet në mbarë botën", thotë Igor Hohllov. Sipas të dhënave të Komitetit Kombëtar Antiterror, rrethi i të dyshuarve për kryerjen e sulmit të armatosur në hidrocentralin Baksanskaja tashmë është përcaktuar. Tani po zhvillohen punët operative kërkimoro-hetimore.