0Presidentët e Rusisë dhe Finlandës, përkatësisht, Dimitri Medvediev dhe Tarja Kaarina Halonen po zhvillojnë negociata në rezidencën periferike verore të Kryetares së shtetit finlandez. Përpara fillimit të takimit Halonen e prezantoi Medvedievin me Kryetaren e re të qeverisë finlandeze Mari Johanna Kiviniemi. Të martën liderët e të dyja vendeve tashmë zhvilluan një takim të shkurtër joformal. Presidentët panë ekspozitën e skulptorit të njohur finlandez Kari Huhtamo, të cilën ai e vendosi në parkun e rezidencës presidenciale "Kultaranta".