0Rusia do të bashkohet me një sërë iniciativash në sferën e energjetikës së "pastër", për të cilat u shpall në konferencën ndërkombëtare në Uashington. Zv/ministri i energjetikës i Federatës Ruse Anatoli Janovskij njoftoi për këtë në konferencën e përbashkët për shtyp të pjesëmarrësve të forumit. Sipas fjalëve të tij, Rusia është tejet e interesuar për shfrytëzimin e të ashtuquajturave makineri e pajisje "superefikase". Ndër to mund të përmendim aparaturat elektro-shtëpiake që konsumojnë me kursim energjinë elektrike, duke përfshirë këtu televizorët dhe llambat e lehta elektrike. Për pjesëmarrje në konferencën në fjalë janë ftuar më shumë se 20 vende dhe BE.