0Dy persona gjetën vdekjen si rezultat i aktit terrorist që u krye në hidrocentralin Baksanskaja të Republikës së Kabardino-Ballkarisë në Kaukazin e Veriut. Sulmi ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit, i njoftuan Agjencisë RIA Lajmet në organet vendase të ruajtjes së rendit. Banditët që depërtuan në territorin e hidrocentralit vranë dy rojet dhe rrahën për vdekje 2 operatorë që punonin në sallën  e turbinave të hidrocentralit, gjë pas së cilës vendosën mekanizmat shpërthyes. 4 prej tyre detonuan, 5 të tjera u çdëmtuan nga xhenierët. Zjarri që lindi si rezultat i shpërthimeve u arrit të fiket. Specialistët e sferës së energjetikës sigurojnë se rrezik përmbytjeje dhe kufizim të furnizimeve me energji elektrike nuk do të ketë. Kompania «РусГидро» ("RusGidro"), e cila drejton punën e hidrocentralit Baksanskaja, përforcoi mbrojtjen e të gjitha hidrocentraleve në rajon.