0Komuniteti ndërkombëtar do të mbështesë synimin e Presidentit të Afganistanit Hamid Karzai për të arritur pajtimin me anëtarët e Lëvizjes "Taliban", të cilët shprehin gatishmërinë për t'iu rikthyer jetës paqësore. Pjesëmarrësit e konferencës ndërkombëtare për Afganistanin, që po zhvillohet në Kabul, mbështesin gjithashtu edhe qëllimin e Hamid Karzait që deri në fund të vitit 2014 tu dorëzojë forcave të armatosura afgane drejtimin e operacioneve  ushtarake në të gjitha provincat. Në konferëncën e sipërpërmendur shumë pjesëmarrës dolën për atë, që gjysma e ndihmës humanitare që vjen për Afganistanin në të ardhmen tu ndahet autoriteteve lokale nëpërmjet buxhetit afgan.