0Tajlanda do të blejë 12 aeroplanë të prodhimit rus. Protokolli mbi synimet u nënshkrua në aviasallonin "Farnborough 2010" në Britaninë e Madhe nga kompania ruse «Гражданские самолеты Сухого» ("Aeroplanët civilë të kompanisë Sukhoi") dhe kompania tajlandeze Orient Thai Airlines. Afati i realizimit të furnizimeve është nga viti 2011 deri në vitin 2014. Aeroplani pasagjer rus Sukhoi Superjet 100 është llogaritur për 98 pasagjerë dhe për fluturime me distancë deri në 4,4 mijë kilometra.