Rusia i fali Afanistanit një borxh me shumë të përgjithshme prej rreth 12 miliard dollarësh, njoftoi Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov në konferencën ndërkombëtare për Afganistanin që po zhvillohet në Kabul. Ai tha gjithashtu se Rusia është e gatshme të vazhdojë dhënien e ndihmës në pajisjen e ushtrisë dhe policisë afgane, ndër të tjera edhe në trajnimin e kuadrove për strukturat e ruajtjes së rendit. Lavron komfirmoi synimin e Rusisë për vazhdimin e dhënies së mbështetjes në përpjekjet stabilizuese në Afganistan që po ndërmerren nga OKB-ja duke krijuar mundësinë për realizimin e transitit në Afganistan nëpërmjet territorit rus të mallrave dhe efektivit të forcave ndërkombëtare të garantimit të sigurisë në Afganistan.