Kina u shndërrua në njërën prej konsumatoreve më të mëdha të energjisë në botë duke spostuar në vend të dytë SHBA-të, njofton gazeta londineze "The Financial Times". Sipas të dhënave të Agjencisë Energjetike Ndërkombëtare, në vitin 2009 Kina përdori një vëllim energjie ekuivalent me 2,3 miliard ton naftë. Dalja e Kinës në vend të parë në botë përkatësisht përdorimit të energjisë megjithëse dhe pritej nga specialistët, por ndodhi shumë më shpejt nga ç'u parashikua prej tyre, thekson botimi.