Koncerni francez Citroen po fillon prodhimin e automobilave posaçërisht për Rusinë. Ky automobil i markës "Citroen-C4" Hatchback është një ndër më me popullaritet në tregun rus. Prodhohen këta automobilë të lehtë në uzinën "Peugeot-Citroen" në qytetin rus Kallugë, njofton Agjencia ITAR-TASS. Aty nga vjeshta planifikohet vënia në prodhim seri e xhipit fuoristradë të markës "Citroen C-Crosser".