0Zëvendësrektori i Universitetit të Shën Peterburgut, doktori i shkencave historike Konstantin Hudolej hyri në përbërjen e këshillit të universitetit të OKB-së. Ai është përfaqësuesi i parë i Rusisë në përbërjen e këtij këshilli. Vendimi përkatës u morr nga Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun (Ban Ki-Moon) dhe Drejtorja e përgjithshme e UNESKO-s Irina Bokova, njofton Agjencia ITAR-TASS. Në universitetin e OKB-së hyjnë selia e tij në Tokio dhe 12 qendra kërkimoro-shkencore dhe arsimore të vendosura në skaje të ndryshme të botës. Universiteti drejtohet nga këshilli i përbërë prej 24 shkencëtarësh dhe veprimtarësh politiko-shoqërorë nga vende të ndryshme.