0Gjykata turke u paraqiti akt akuza pothuajse 200 qytetarëve të vendit për organizim komploti me qëllim rrëzimin e qeverisë. Hetimi mendon, se në vitin 2003 ata filluan përgatitjen që me ndihmën e akteve terroriste të ndërmerrnin tentativën për destabilizimin e situatës në vend, ndërsa më pas të rrëmbenin pushtetin në duart e veta. Ndër të dyshuarit për organizim komploti figurojnë edhe emrat e rreth 30 eprorëve të lartë usharakë si dhe emra politikanësh, shkencëtarësh dhe gazetarësh, njofton Agjencia informative RBK (RosBiznesKonsallting).