0Përfaqësuesit e kishave orthodhokse Ruse dhe Ukrainase shpresojnë shumë se vizita e Patriarkut të Moskës dhe Gjithë Rusisë Kirill do të ndihmojë për kapërcimin e përçarjes në Ukrainë. Kreu i Kishës Orthodhokse Ruse do të vizitojë Odesën, Dnepropetrovskun dhe Kievin. Ky është tashmë udhëtimi i tij i tretë në Ukrainë, e cila është territor kanonik i Patriarkanës së Moskës. Kulminacion i vizitës së tij do të bëhet pjesëmarrja në solemnitetet që do të zhvillohen në Kiev më 20 korrik me rastin e përvjetorit të Pagëzimit të Rusisë.