0Në kryeqytetin afgan ushtoi një shpërthim i fuqishëm. Siç njofton Agjencia RIA Lajmet, bile edhe në aeroportin e Kabulit ranë dhe shpërthyen dy predha reaktive. Në të dyja rastet ka të dëmtuar. Aktet terroriste ndodhën pikërisht përpara fillimit në qytet të konferencës ndërkombëtare për Afganistanin, pavarësisht nga masat e jashtëzakonshme të sigurisë që u ndërmorrën prej nënreparteve të policisë dhe ushtrisë.