0Detyra kryesore e konferencës ndërkombëtare për Afganistanin e vendeve donatore është zgjidhja e problemit të dorëzimit me etapa autoriteteve kombëtare të të gjithë përgjegjësisë për gjithçka që ndodh në vend. Situata e krijuar atje shkakton shqetësimin serioz tek diplomacia ruse. Në një shkallë më të madhe kjo ka të bëjë me rrezikun kërcënues të drogës. "Çështja që ka të bëjë me kundërshtimin e kësaj së keqeje është bile dhe më e rëndësishme se sa lufta kundër terrorizmit, meqenëse ky i fundit dhe ushqehet pikërisht nga të ardhurat e fituara prej narkobiznesit.", - transmeton Agjencia ITAR-TASS fjalët e Ambasadorit rus në Kabul Andrei Avetisjan. "Zërit të Rusisë duhet ti vihet veshi", - shtoi Ambasadori. Në forumin ndërkombëtar që po zhvillohet në Kabul merr pjesë edhe Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov.