0Qeveria e Rusisë do të caktojë 24,7 miliardë (afërsisht 615.384.615 euro) për ndërtimin e kozmodromit «Восточный» ("Vostoçnij"), njoftoi Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin gjatë vizitimit të korporatës raketoro-kozmike «Энергия» ("Enegia"). "Shpresoj shumë në atë, se kozmodromi "Vostoçnij" do të bëhet kozmodromi i parë kombëtar me destinacion civil, i cili do ti sigurojë Rusisë pavarësinë e plotë në veprimtarinë e saj kozmike", - vuri në dukje ai.