0Financimi i programit shtetëror për armatimet në peridhën e viteve 2011-2020 do të rritet deri në 2,5 herë, nga 13 trilionë deri në 20 trilionë rubla, njoftoi Zv/minstri i mbrojtjes i Rusisë Vladimir Popovkin në periferitë e Londrës, në lokalitetin Farnborough, ku u hap aviasalloni ndërkombëtar. Sipas fjalëve të tij, në kuadrin e realizimit të programit shtetëror do të blihen rreth 1000 helikopterë të llojeve të ndryshme. Popovkin vuri në dukje, se forcat e armatosura ruse do të pajisen me aparate fluturuese të papilotuara të prodhimit vendas dhe jo të huaj.