0Lideri serb Boris Tadiç përshëndeti vizitën e Presidentit të Kroacisë Ivo Josipoviç në Beograd duke e vlerësuar takimin me të si historik. Siç njofton kompania radiotelevizive britanike BBC, në negociatat e liderëve të të dyja vendeve u diskutuan çështjet e bashkëpunimit real. Një nga temat më kryesore Tadiç dhe Josipoviç quajnë kthimin e refugjatëve që u detyruan të braktisin Serbinë dhe Kroacinë gjatë kohës së konflikteve ushtarake të viteve 1990-të. Ata theksuan gjithashtu se ndjekin qëllimin e njëjtë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.