0Bashkimi evropian nuk po ndërmerr kurrfarë hapash realë për realizimin në jetë të projektit "Nabucco", mendon Presidenti i Kazakistanit Nursulltan Nazarbajev. Për pjesëmarrjen e Kazakistanit në këtë projekt duhet ose shtrimi i gazsjellësit nëpër fundin e Detit Kaspik nëpërmjet Kaukazit me dalje në Detin e Zi dhe më tutje, ose të ndërtohet në bregun tonë të Kaspikut uzina e prodhimit të gazit të lëngët, tha ai. Projekti i tubacionit "Nabocco" parashikon furnizimin e gazit nga vendet e rajonit të Kaspikut në Evropë me anashkalin të territorit të Rusisë. Pjesëmarrës të konsorciumit janë Gjermania, Austria, Turqia, Rumania, Bullgaria, Hungaria. Në rolin e burimeve të furnizimit të gazit për tubacionin në fjalë dalin Azerbajxhani, Turkmenistani dhe Irani, por me to nuk janë nënshkruar kurrfarë dokumentesh detyruese, njofton Agjencia "Interfax".