Gjendja aktuale e sistemit gjyqësor të Rusisë po diskutohet sot nga Presidenti rus Dimitri Medvediev në mbledhjen e organizuar në Shën Peterburg me përfaqësuesit e autoriteteve shtetërore. Krijimin e një sistemi bashkëkohor cilësor juridik ai e quan një ndër prioritetet kryesore të modernizimin të shoqërisë dhe ka ndërmend të merret personalisht me këtë punë. Sipas mendimit të Presidentit, problemet më të mëdha e më serioze në sistemin gjyqësor rus janë të lidhura me mungesën e respektit ndaj gjykatës dhe plotësimin e vendimeve të saj.