0Pianisti i njohur rus Mihaill Pletnjov, mbi të cilin bie dyshimi për ngatërrimin, përlyerjen në joshjen e një minoreni për vepra të turpshme të karakterit seksual pa ushtrim presioni psikologjik apo fizik mbi të në Tajlandë dhe që u lirua me dorëzani për vazhdimin e veprimtarisë së vet koncertale, premtoi të paraqitet në gjykatën tajlandeze pas 12 ditësh, njofton Agjencia Reuters. Të hënën Pletnjov doli përpara gjyqit dhe për të satën herë me radhë hodhi poshtë të gjitha akuzat e ngritura kundër tij. Sipas të dhënave të Agjencisë, gjykata nuk e ka caktuar ende datën e dëgjimeve. Pianisti deklaroi, se do të kthehet në seancën e radhës të dëgjimeve në gjyq pas 12 ditësh dhe do të ndihmojë me të gjitha mënyrat policinë në hetimin e drejtë të kësaj çështjeje.