Dhitë ruse japin qumësht me proteinë njerëzore. Kecat me gjenin e njeriut në ADN u dukën në fermën e rajonit Shohovsk të periferive të Moskës. Kafshët u bënë pjesëmarrëse të projektit «БелРосТрансген» ("BellRosTransgen") dhe tashmë kanë dhënë të vegjëlit, pasardhësit e vet të parë. Eksperimentet për përftimin e qumështit të dhisë me përmbajtje proteine lactoferrinë shkencëtarët nga Rusia dhe Bjellorusia i filluan më tepër se 5 vjet më parë. Këtë substancë e përmban qumështi i gjirit të gruas që është bërë nënë dhe ajo e mbron foshnjën nga viruset dhe bakteriet deri sa vogëlushit ti formohet imuniteti vetiak. Proteina që përftohet nga qumështi i kafshëve transgjenike është identik me proteinën e gjendrës së qumështit (gjirit) të gruas. Ndërsa më kryesorja është se qumështi i dhisë nuk shkakton alegji tek fëmijët.