Vapa përvëluese po mban tashmë që prej një muaji në Moskë. Por një mot i tillë u sjell jo vetë gëzime banorëve të kryeqytetit, duhet thënë. Që nga fillimi i sezonit të larjes në rezervuarët natyralë dhe artificialë të qytetit janë mbytur më shumë se 100 veta. Temperatura e lartë bëhet shkas për qarqe, kontakte të shkurtra në nënstacionet transformatore, dëmtime e avari në metro dhe prishjen e bankomateve. Meteorologët bëjnë parashikime aspak ngushëlluese, njofton gazeta «Комсомольская правда» ("Komsomolskaja pravda"). Pas 2-3 ditësh një fron i ftohtë atmosferik mund të na sjellë lumturinë e shumëpritur në formë stuhie vere. Por në pjesën më të madhe të zonës Qendrore të vendit, si dhe më parë, do të bëjë vapë e madhe, si në vendet tropikale.

                                                                 ***

0Është plotësisht real ndalimi i radhës i shitjes së verërave moldave në Rusi, paralajmëroi Kryemjeku sanitar i Federatës Ruse Genadi Onishenko. Duhet vënë në dukje, shkruan

gazeta «Время новостей» ("Vremia novostei")

0, se fjalën "ndalim" ai e shprehu vetëm 2 muaj pas dukjes së pretendimeve, reklamimeve të para në lidhje me cilësinë e produktit që vjen nga republika fqinje. Deri përpara kësaj autoritetet flisnin vetëm mbi forcimi e kontrollit ndaj verërave moldave që furnizohen në Rusi. Në qoftë se në këto dy javët e afërta situata nuk do të ndryshojë dhe për një shishe verë cilësore do të vazhdojë të hyjë në vend  një shishe vere jo cilësore, atëhere do të vendosen masa të rrepta ndalimi për importimin e verërave nga Moldavia.