0Dhjetra njerëz gjetën vdekjen, më shumë se 100 të tjerë kanë marrë trauma dhe plagë si rezultat i përplasjes së dy trenave që transportonin pasagjerë në lindje të Indisë. Siç njoftuan autoritetet indiane, në vendin e ngjarjes tragjike po punojnë shpëtuesit. Natën treni ekspres me gjithë shpejtësinë e lëvizjes u përplas me trenin e pasagjerëve që kishte ndaluar në stacion. Sipas të dhënave paraprake, katastrofa ndodhi për shkak të injorimit prej makinistit të sinjalit që ndalonte lëvizjen.