Parlamenti i Bashkirisë sanksionoi në postin e Presidentit të Republikës Rustam Hamitov-in, kandidaturën e të cilit e propozoi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev. Kryetari i mëparshëm i shtetit, i cili pat udhëhequr republikën më shumë se 20 vjet, javën e kaluar dha dorëheqjen. Rustam Hamitov është 55 vjeç. Ai mban titullin doktor i shkencave teknike.