0Specialistët e British Petroleum (BP) evidentuan sërish shenja të derdhjes së pakontrolluar të naftës nga pusi që pësoi avari në Gjirin e Meksikës. Pranë pusit po ndodh rrjedhja e metanit, gjë kjo që do të thotë se në tubacionet e naftës ka çarje. Tani për tani BP po vazhdon provat e kupolës mbrojtëse të pusit në Gjirin Meksikan, që po zhvillohen tashmë për më tepër se tre ditë.