Franca dhe Gjermania në një kohë të afërt do të investojnë një shumë të madhe për zhvillimin e Kirgistanit, deklaroi në Bishkek Kreu i MPJ të Gjermanisë Guido Westerwelle. Sipas fjalëve të tij, BE do ti japë ndihmë ekonomike dhe humanitare Kirgistanit me qëllim që ai të bëhet një vend stabil dhe i suksesshëm. Zhvillimi stabil i Kirgistanit i përgjigjet interesave të BE dhe gjithë botës, theksoi Westerwelle.