Kreu i MPJ të Izraelit Avigdor Liberman propozon ti ngarkohet përgjegjësia për Sektorin Gazës komunitetit ndërkombëtar. Siç njoftoi gazeta izraelite "Yediot Aharonot", ai mendon, se Izraeli duhet të heqë nga supet e veta barrën e kontrollit të kufijve tokësorë dhe detarë të enklavës palestineze, e cila drejtohet nga islamistët e Lëvizjes "HAMAS".  Përfaqësuesi i MPJ të Izraelit deklaroi, se iniciativa e Libermanit nuk është bashkërenditur me udhëheqjen e vendit.