0Më tepër se 15 mijë fragmente plehrash kozmike, ndër të tjera edhe satelitë të dalë jashtë përdorimit dhe pjesë raketash, rrotullohen në orbitën përqark Tokës, njofton departamenti i NASA-s për vëzhgimin e zhvendosjes së plehrave orbitale. Përkatësisht treguesit të ndotjes së kozmosit Rusia renditet në vendin e parë: asaj i përkasin 5833 objekte. Pas saj vijnë SHBA dhe Kina si dhe vende të tjera. Agjencisë kozmike evropiane i përkasin 83 fragmente mbeturinash kozmike, njofton Agjencia "Interfax".