Kryeministri rus zhvilloi mbledhjen kushtuar eliminimit të barrierave administrative në sferën e ndërtimit. Botimi "RBK Daily" shkruan, se Vladimir Putin kërkoi që autoritetet rajonale të eliminojnë çdo gjë që pengon për të ndërtuar shpejt, me cilësi dhe me kosto jo të lartë. Humbjet e ndërtuesve rusë për bashkërendime e dokumentacione të ndryshme janë 40 herë më të larta se në Bashkimin Evropian. Afatet e ekspertizës së dokumentacionit duhet të shkurtohen nga 90 deri në 60 ditë. Kushtet e tenderave duhet tu bëhen të ditura të gjithë pjesëmarrësve dhe të mos ndryshohen pas zhvillimit të tenderit.

                                                                ***

Botimi "Kommersant"shkruan mbi zjarrin e madh që ra në Moskë. U dogj godina trikatëshe e Qendrës ruse të restaurimeve artistiko-shkencore. Gjatë shuarjes së tij gjetën vdekjen dy zjarrëfikës. Lista e plotë e tabllove të bëra shkrumb e hi plotësisht apo të dëmtuara nuk është përpiluar ende, por dihet megjithatë se u arrit të shpëtohen jo shumë gjëra. Në këtë qendër ndodheshin për restaurim piktura dhe ikona të muzeumeve të ndryshme nga e gjithë Rusia.

                                                               ***

Pasojat e krijimit të Bashkimit Doganor nuk i lenë të qetë ekspertët dhe zyrtarët. Shumë nga ata janë më se të bindur: se Rusisë dhe vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura për mbijetësën e përbashkët në tregun botëror u duhet medoemos integrimi. Domethënë Bashkimi Doganor dhe hapësira unike tregtare, kurse në të ardhmen eksportuesi unik për tregun e jashtëm. Ndërkohë ata mendojnë se rruga inovative është e mbarsur me rrezik të madh dhe se nuk mund të lidhen kurrsesi shpresat me të, konkludon botimi «Независимая газета» ("Njezavisimaja gazeta").

                                                               ***

0Rusia iu drejtua kompanisë amerikane të prodhimit të aeroplanëve Boeing me kërkesën për të përshpejtuar furnizimin e avionit Boeing-787 "Aeroflot-it" rus. Autoritetet ruse do të dëshironin ti shfrytëzonin këta aeroplanë të rinj modernë, të njohur nën markën tregtare "Dream Liner", për transportimin e mysafirëve të Olimpiadës dimërore të vitit 2014 në Soçi. Por vetë "Aeroflot", sipas të dhënave të gazetës, nuk ëndërron aspak ti marrë para afatit të parashikuar në kontratën vepruese aeroplanët Boeing-787.