Botimi «Независимая газета» ("Njezavisiamaja gazeta") shkruan mbi preferencat e turistëve të huaj në Moskë. "Moska mund të pretendonte për titullin e kryeqytetit muzikor apo teatral të botës", thonë ekspertët. Në kryeqytetin rus vetëm teatro për fëmijë ka më tepër se 50! Askush në Londër apo në Nju Jork nuk e ka parë as në ëndërr një gjë të tillë! Është një ide mjaft interesante ta paraqesësh Moskën si kryeqytetin e ish perandorisë të së keqes dhe të demonstrosh objektet arkitektonike të barokut stalinian, mozaikët në metro. Këto janë gjëra që nuk mund ti shohësh më gjëkundi në botë. E megjithatë, edhe me prezencën e gjithë këtyre gjërave interesante Moska mbetet shumë pas qyteteve tjera ruse: "Unaza e artë" e qyteteve të moçme ruse rreth e përqark Moskës dhe Shën Peterburgu tërheqin shumë më tepër turistë. Ndoshta i gjithë problemi konsiston në atë, se e shkuara në Peterburg është shumë më e lehtë falë numrit të madh të kompanive të vogla ajrore që organizojnë fluturime për atje, kurse udhëtimet për në "Unazën e Artë" shiten me shumë sukses nga turoperatorët që përfaqësojnë Rusinë jashtë shtetit. Tani për tani kryeqyteti rus nuk ka as edhe një përfaqësi turistike vepruese në vendet e huaja. Krijon diskomfort edhe mugesa praktikisht e plotë e firmave turistike që merren me pritjen dhe akomodimin e turistëve në Moskë. Të gjitha agjencitë turistike merren vetëm me dërgimin e bashkatdhetarëve në vendet e nxehta.

Artikulli i ditës dhe komentimi i tij

Ndihmësja e drejtorit të kompanisë së organizimit të ekskursioneve "Servis Biznes" Eugjenia Çisllova

0 tregon për "Zërin e Rusisë" mbi gjendjen e tregut turistik në kryeqytetin rus: "Ndër itineraret më me popullaritet është, sado e çuditshme që të duket kjo bile edhe me këtë vapë që po mban tani, ekskursioni mjat i gjerë nëpër Moskë që zgjat plot 3 orë. Popullaritet të madh gëzon gjithashtu edhe metroja e Moskës. Sepse të shpëton në njëfarë mënyre edhe nga vapa zhuritëse. Edhe Kremlini i Moskës, Pallati i Armëve, territori me tempuj të shumtë, Galeria Tretiakovskaja. Sigurisht, në qoftë se njeriu vjen për herë të parë në kryeqytetin rus ai porosit itineraret tradicionale, njohëse. Ndërsa ata që kanë qenë këtu më se një herë kërkojnë të shohin ndonjë gjë të pazakontë. Të mëziten vazhdimisht po të njëjtat gjëra dhe prandaj të lind dëshira për të shkuar në ndonjë vend tjetër. Ne mund të propozojmë shumë gjëra interesante: fluturime me balonë (aerostat me gaz), xhiro me tanke dhe qitje me të si dhe gjithfarë programesh të tjera argëtuese. Në kulmin e krizës Moska turistike mbeti pa punë gati 3-4 muaj. Por tani situata praktikisht është rregulluar plotësisht", tha

ndihmësja e drejtorit të kompanisë së organizimit të ekskursioneve "Servis Biznes" Eugjenia Çisllov

0a.