0Tre qytetarë të Çeçenisë u arrestuan në Francë mbi bazë të akuzës për lidhje me terroristët. Siç njofton Agjencia "Associated Press" me referim tek një burim i veti, autoritetet ruse u njoftuan kolegëve të tyre francezë se disa të ardhur nga Çeçenia, të cilët jetojnë në departamentin Sart (Sarthe), mendohet se janë të pajisur me armë zjarri, lëndë eksplozive dhe hartën e Moskës, në të cilën janë përcaktuar objektet potenciale të sulmeve terroriste. Agjencia shton, se, sipas informacionit të palës ruse, të dyshuarit janë pjesëtarë të grupimit terrorist të kryesuar nga Doku Umarov.