0Komisionin ndërkombëtar për hulumtimin e shkaqeve të ngjarjeve tragjike në jug të Kirgistanit do ta kryesojë Përfaqësuesi special i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Azinë Qendrore Kimmo Kiljunen. Presidentja e Kirgistanit Roza Otunbajeva, theksuan në shërbimin e shtypit të Kryetares së shtetit, e quan të domosdoshme koordinimin e punës së komisionit me organet kirgiziane që po zhvillojnë hetimin me qëllim të studimit të gjithanshëm të shkaqeve, pasojave dhe përpunimin e rekomandimeve në lidhje me ngjarjet tragjike.