Avtovaz dhe aleanca "Renault-Nissan" që nga viti 2012 do të fillojnë të prodhojnë mbi bazë platforme të përbashkët deri në 300 mijë makina të lehta në vit. Investimet e përgjithshme në realizimin e këtij projekti do të përbëjnë 400 milionë euro, njoftoi në intervistën e vet dhënë biznes gazetës japoneze "Nikkei" Presidenti i një prej kompanive më të mëdha ruse të prodhimit të automobilave Igor Komarov. Sipas fjalëve të tij, në vëllimin e përgjithshëm të investimeve 300 milionë euro do ti bien për pjesë aleancës franko-japoneze. Në Evropë tregu rus për nga vëllimi i vet mbetej pas vetëm RFGJ.