Furnizimet e mishit të pulës nga SHBA në tregun rus do të rifillojnë në shtator. Për këtë i njoftoi Agjencisë "Interfax" Kryemjeku sanitar i Rusisë Genadi Onishenko. Sipas fjalëve të tij, palët këmbyen tashmë dokumentet zyrtare në të cilat SHBA komfirmojnë gatishmërinë për ndryshimin e teknologjisë së përpunimit të mishit të shpendëve për furnizimet në Rusi të mishit të pulës pa klor.