0Marinarët rusë të anijes "Southern Pearl" ("Perla e Jugut") të braktisur në Bullgari nga pronari i saj, të cilët që nga marsi i vitit 2009 nuk mund të dilnin dot nga porti bullgar për shkak të mospagimit të rrogave atyre, po kthehen tani në atdhe. Për këtë njoftuan në Federatën Ndërkombëtare të punonjësve të transportit në Vladivostok. Anija "Southern Pearl" e cila lundronte nën flamurin e Panamasë u ndalua nga autoritetet e Burgasit në mars të vitit 2009 pas asaj kur pronari i anijes nuk i pagoi kantierit detar paratë për meremetimin e saj.Tani ata ndodhen në rrugë e sipër për në Anapë prej nga ku më pas do të nisen me tren për në Moskë, ndërsa prej andej do të fluturojnë në Vladivistok.