Një rekord të ri për shtypin periodik anglishtfolës botëror theu gazata londineze "The Times". Sot doli në dritë numri i saj i 70-mijtë jubilar. Këtë vit botimi, i cili hyn aktualisht në media-perandorinë e Rupert Murdoch, kremtoi 225 vjetorin e ekzistencës së vet, kohë rekord kjo për gazetat e botës. Numri i sotëm i gazetës "The Times" është me 76 faqe. Varianti më i vëllimshëm i gazetës mund të gjendet në Internet. Vërtet, tashmë që prej një muaji aksesi në të është bërë me pagesë.