Niveli i lartë i bashkëpunimit midis Rusisë dhe Gjermanisë në sferat e transportit dhe ndërtimit u vu në pah nga Ministri i transportit, ndërtimit dhe zhvillimit urban të RFGJ Peter Ramsauer. Sipas deklaratës së ministrit që morri pjesë në konsultimet ndërshtetërore ruso-gjermane në nivel të lartë në Ekaterinburg, "industria gjermane është e gatshme të mbështesë Rusinë në zgjerimin e mëtejshëm të sistemit të rrugëve hekurudhore". Peter Ramsauer vuri në dukje, se vitin e kaluar vëllimi i investimeve në projektet e mëdha hekurudhore në Rusi përbëri rreth 9,4 miliardë euro.