0Rezervat e zbuluara të Rusisë do të mjaftojnë për nxjerrjen e naftës edhe për 25 vjet, ato të gazit për 70 vjet, deklaroi Ministri i burimeve natyrore dhe ekologjisë Juri Trutniev. Sipas fjalëve të tij, deficiti i naftës dhe gazit nuk e kërcënon njerëzimin në një kohë të afërt. Trutniev vuri në dukje dy faktorë që mund të ndikojnë në minimizimin e përdorimit të lëndëve hidrokarbure: në qoftë se njerëzit do të arrijnë të gjejnë më të fund burime alternative energjie elektrike ose do të fillojnë të merren aktivisht me problemin e kursimit të energjisë elektrike.