Në kremlinin e Astrahanit, i cili pretendon për tu përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore të UNESKO-s, u hap një muze i ri -Bodrumi i ruajtjes së barutit. Hapja e muzeut u shoqërua me skena nga opera e famshme e kompozitorit Modest Musorgski "Boris Godunov" nën interpretimin e artistëve të Teatrit muzikor të Astrahanit. Atmosferën e shekullit të XVI-të e krijuan pjesëmarrësit e klubeve historike të veshur e të armatosur si shigjetarët astrahanas. Kremlini i Astrahanit është monument unikal i artit inxhinieriko-ushtarak. Ai u ndërtua në shekullin e XVI-të si post pararojë në kufijtë juglindorë të Rusisë. Kremlini që në kohërat e Carit Ivani i Tmerrshëm ka qenë një nga kështjellat më të forta në kufijtë jugorë të Rusisë mesjetare.

                                                              ***

Rusët janë më të fortë se sa amerikanët, anojnë nga të thelluarit në mendime dhe fokusimi në kujtimet negative, por gjatë kësaj ata bien më rrallë në depresion. Në një konkluzion të tillë arritën studjuesit e Universitetit të Michiganit pasi ekzaminuan dhjetra studentë rusë dhe amerikanë. Banorëve të vendeve perëndimore zhytja në emocione negative, si rregull, i keqëson gjendjen shëndetësore, gjë kjo që nuk mund të thuhet për rusët. Rusët në mënyrë të pavetëdijshme e distancojnë veten nga emocionet e tyre, dhe duhet thënë, në shkallë shumë më të konsiderueshme se amerikanët që janë të prirur të zhytem plotësisht në gjithçka të përjetur.

                                                              ***

0 Në Francë u zhvillua operacioni i parë në botë për transplantimin e plotë të fytyrës. Atë e realizoi një kolektiv i tërë mjekësh francezë nën drejtimin e professor Laurent Lantieri. Sipas njoftimeve që u dukën në shtyp, kirurgët për herë të parë arritën ti transplantojnë plotësisht fytyrën pacientit duke përfshirë buzët dhe qepallat. Më parë ishte i mundur vetën transplantimi i pjesëve të veçanta të fytyrës. Operacioni zgjati gjithsej 6 orë.